Futbollistët e Greqisë kanë kryer stërvitjen e parë dhe të fundit përpara ndeshjes të së dielës kundër Kosovës në ”Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botërorit 2022, në kuadër të Grupit B.
Grekët vijnë në këtë sfidë pas miqësores së humbur kundër Zvicrës 2-1, ndërsa Kosova është më e motivuar se kurrë pas fitores në Gjeorgji me rezultat 1-0.
Të besuarit e John van’t Schip, kanë zbritur në fushë, ku stërvitja si zakonisht ka qenë e hapur për media për 15 minuta.
⚽️𝟏η προπόνηση στην Πρίστινα ⚽️
𝐆𝐞𝐭𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐫𝐞𝐚𝐝𝐲 💪
#𝐭𝐫𝐚𝐢𝐧𝐢𝐧𝐠𝐝𝐚𝐲 #𝐊𝐎𝐒𝐆𝐑𝐄 #𝐎𝐧𝐞𝐓𝐞𝐚𝐦𝐎𝐧𝐞𝐍𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧#𝐁𝐥𝐮𝐞𝐅𝐨𝐨𝐭𝐥𝐚𝐧𝐝 pic.twitter.com/OXFMQqnBit— Ethniki Omada (@EthnikiOmada) September 4, 2021
Greqia mban vendin e katërt me 2 pikë në po aq ndeshje në grup, teksa Kosova në vendin e tretë ka 3 pikë e tre ndeshje të zhvilluara.
Suedia është lider në grup me 9 pikë, ndjekur nga Spanjë me 7 sosh. /Telegrafi/