Site icon Telegrafi

Futbollistet e Anglisë refuzojnë të marrin pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Skuadra e femrave te Anglisë nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme të Topit të Artë 2023 – pavarësisht se katër lojtare të Anglisë janë nominuar për ta fituar atë çmim.

Mary Earps, Rachel Daly, Millie Bright dhe Georgia Stanway janë të gjitha në garë për të fituar çmimin prestigjioz.

Të katër lojtaret e nisën nga minuta e parë në finale e Kupës së Botës në gusht, të cilën Anglia e humbi me rezultat 1-0 ndaj Spanjës.

Daly ishte golashënuesja më e mirë në Super Ligën e Femrave sezonin e kaluar, pasi kishte shënuar 22 gola për Aston Villan, ndërsa Bright ishte një pjesë kyçe e skuadrës së Chelseat që fitoi Super Ligën e Femrave dhe ishte kapitene e Anglisë në Australi dhe Zelandën e Re.

Portierja e Manchester United, Earps, fitoi çmimin e dorezës së artë të Super Ligës së Femrave, me 14 porta të paprekura.

Georgia Stanway – E nominuar për Topin e Artë

Dhe në fund Stanway që u përfshi në nëntë gola në ligë për Bayern Munich teksa ato e fituan Bundesligën e femrave duke humbur vetëm një ndeshje.

Kjo për shkak se kombëtarja e Anglisë për femra është në Belgjikë përpara ndeshjes që do ta luajnë në Ligën e Kombeve të martën në mbrëmje, që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk mund të marrë pjesë.

Për këtë u shpreh e zhgënjyer kandidatja për Top të Artë, Georgia Stanway, e cila tha se po ndihen të zhgënjyera pasi kjo ishte një mundësi që potencialisht mund të ndodh vetëm një herë në karrierën e tyre./Telegrafi/

 

Exit mobile version