Site icon Telegrafi

“Futbolli u përket tifozëve, sot më shumë se kurrë”, Pique me reagim epik për Superligën Evropiane

Mbrojtësi i Barcelonës. Gerard Pique nuk ka humbur kohë për të shprehur mendimin e tij mbi dështimin e Superligës Evropiane.

Vetëm 48 orë pas njoftimit të tij, gjysma e klubeve të përfshira dhe secila nga gjashtë klubeve të Anglisë, deklaruan se do të tërhiqeshin.

Rrugës së klubeve angleze janë edhe ato italiane, ndërsa largimin nga Superliga Evropiane të fundit pritet ta konfirmojnë klubet spanjolle.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë klubet që formuan Superligën Evropiane kanë rreth 3 miliardë euro borxhe – renditja nga më borxhliu tek klubi i vetëm në plus

Pas lajmërimit për jetësimin e Superligës Evropiane, por edhe rrugës së dështimit të saj ka pasuar shumë reagime nga spektri sportiv.

I fundit që ka reaguar është mbrojtësi i Barcelonës, Pique, i cili ka konfirmuar se është kundër Superligës Evropiane.

“Futbolli është i tifozëve. Sot më shumë se kurrë”, ka shkruar Pique në profilin e tij në Tëitter.

Ndryshe, Barcelona, ​​Real Madridi dhe Atletico Madrid ende nuk e kanë konfirmuar largimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version