Si ish-futbollist, Olsi e njeh mirë këtë sport, të paktën kështu pretendon, ashtu që ka diskutuar me Elsamedin dhe Lupçen për futbollin shqiptar.
“Futbolli ynë është i korruptuar. E di si është, që ti punon gjithë javën për ndeshjen dhe në fund të vjen presidenti i ekipit dhe të thotë që ndeshja do të dalë kështu dhe mos bëj gafë që të bësh gol”, ka thënë ai.
Elsamedi e mbështet dhe i thotë se futbolli është shndërruar në biznes.
“Vëllai im ka lënë lesh në skedona. I kanë thënë atij për një ndeshje të blerë për dy milionë euro”, ka shtuar ai.