Telegrafi

Futbolli i ‘shëmtuar’ pa tifozë në stadium,  dëgjohet edhe sharja që i bëri Todibo – Haalandit

Jean-Clair Todibo duket se nuk e ka menduar kur e ka fyer Erling Haalandin në gjyshen e tij, se mund të dëgjohet në ekranet televizive.

Bundesliga u rikthye sot (16), pasi ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit nga mesi i muajit maj, derisa Borussia Dortmundi fitoi 4-0 ndaj Schalkes në Signal Iduan Park.

Lexo po ashtu Fitore spektakolare e Dortmundit ndaj Schalkes pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusi

Tifozët nuk lejohen të futen në stadium deri në një vendim zyrtar shkaku i pandemisë botërorë, derisa lojtarët mund të dëgjohen herë pas here duke komunikuar me bashkëlojtarët apo kundërshtarët.

Në këtë rast, Todibo duket se kishte harru se nuk kishte stadium dhe aty ishte pothuajse një qetësi,gjersa ka fyer Haalandin në gjyshen e tij.

Lexo po ashtu Shkëlqejnë Haaland e Guerreiro: Dortmund 4-0 Schalke, notat e lojtarëve

Në Twitter menjëherë kanë filluar të shfaqen video të anëtarit të Barcelonës që është i huazuar te Schalke.

Haaland e mori me një buzëqeshje, por pak minuta më vonë shënoi golin e parë të ndeshje, ndërsa Todibo u largua i lënduar në fund të pjesës së parë për shkak të një lëndimi. /Telegrafi/