Telegrafi

“Futbolli nuk do të jetë kurrë më i njëjtë” – kështu thotë Messi për ndryshimet që ka shkaktuar coronavirusi

Lionel Messi ka thënë se sikurse jeta, as futbolli nuk do të jetë më i njëjti shkaku i coronavirusit që shpërtheu në Evropë në fillim të këtij viti.

COVID-19 ka vrarë qindra mijëra persona, derisa ka infektuar miliona, mirëpo që jeta ka filluar të rikthehet në normalitet.

Planet janë që nga muaji qershor të rikthehen edhe ligat e tjera të mëdha evropiane, gjersa do të ketë rregulla të reja, e që Messi beson se futbolli do të ndryshojë përgjithmonë.

“Shumë nga ne kanë menduar çfarë do të ndodh me botën kur të kalojë kjo situatë. Nga kjo gjendje, shumë persona kanë vuajtur dhe nuk kanë mundur t’i shikojnë familjarët e tyre”, ka thënë ai.

“Futbolli, si jeta në përgjithësi, nuk do të jetë më i njëjti. Ne do të tentojmë t’i lëmë ato gjëra pas vetës, mirëpo që do të na duhet kohë që të ambientohemi”, ka shtuar më tej Messi.

Argjentinasi beson se Barcelona do të fitojë edhe në këtë edicion La Liga-n, derisa kanë mbetur edhe 11 ndeshjet për t’u zhvilluar. /Telegrafi/