Telegrafi

“Futbolli nuk është gati” – “Messi pa mjekër” po shkatërron në stërvitje te Barcelona

Lionel Messi është në kërkim të formës së shkëlqyeshme përpara rikthimit të La Ligës dhe ylli i Barcelonës duket se po shkatërron të gjithë skuadrën në stërvitje.

Messi dhe bashkëlojtarët e tij u rikthyen në stërvitje disa javë më parë pasi shpërthimi i coronavirusit pezulloi futbollin në kampionatin elitar të Spanjës.

Por, pushimi nga futbolli nuk ka ndikuar te forma dhe cilësitë prej gjeniu të Messit.

Ylli argjentinas duket të jetë në formë të frikshme pasi Barcelona ndau në mediat sociale disa video të seancave stërvitore të së martës.

Video tregon se Messi tashmë po kthehet mbrapa dhe po prodhon ndërhyrje të suksesshme përpara se të lëshohet mahnitshëm në sulm.

Forma e lartë e gjashtë herë fituesit të Artë ka rënë edhe në syrin e tifozëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët kanë reaguar.

“Messi pa mjekër është Messi më i mirë”, ka shkruar njëri përdorues.

“Messi pa mjekër është ilegal”, shkruan tjetri.

Ndërkohë, futbolli në Spanjë është ndalur që nga muaji mars por klubet janë në rrjedhë të plotë përpara një rifillimi të mundshëm në 11 qershor.

Barcelona drejton rrugën, dy pikë para rivalëve më të afërt Real Madrid me 11 ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20.

/Telegrafi/