Kombëtarja e Shqipërisë po luan momentalisht në ‘Wembley’ ndaj Anglisë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.
Rezultati aktualisht është 1-0 në favor të ‘Tre Luanëve’ të cilët ia dolën të kalojnë në epërsi pas një goli të shënuar nga Myles Lewis-Skelly.
Deri në momentin që pësuan golin Shqipëria tregoi një displinë të lartë taktike duke mos i lejuar shumë hapësira anglezëve.
Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen është një baner i cili u shfaq në stadium nga Tifozat Kuq e Zi.
“Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot”, ishte mesazhi që u shfaq në baner.
Kujtojmë se pak ditë më parë FSHF-ja mori vendim që të mos ndajë më bileta për tifozeritë e organizuara, vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga këta të fundit./Telegrafi/