Telegrafi

Futbolli nderon Chadwick Bosemanin – ylli i “Black Panther” ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43 vjeçare

Futbolli ka nderuar aktorin Chadwick Boseman që ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare.

Ylli i “Black Panther” ishte duke luftuar me sëmundjen që katër vite, mirëpo fatkeqësisht nuk arriti të mposhte atë.

Boseman ishte i njohur pikërisht në filmin “Black Panther”, e që shumë yjet të futbolli e kanë nderuar.

Familja e tij ka lëshuar një njoftim ku thuhet: “Një luftëtar i vërtetë, Chadwick ngulmoi në të gjitha dhe ju solli shumë nga filmat që keni dashur aq shumë”.

Shumë futbollistë më pas kanë kopjuar pozën e famshme të Black Panther, me sulmuesin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang duke festuar një gol ndaj Rennes në Ligën e Evropës duke vendosur maskën e super heroit dhe duke bërë qëndrimin e tij.

Lexo po ashtu Ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman vdes nga kanceri në moshën 43 vjeçare

“Më duhej një maskë që do të përfaqësonte mua,” ka thënë ai për BT Sport. “Ishte një Panterë e Zezë dhe në Afrikë në Gabon ne e quajmë ekipin kombëtar Panteri i Gabonit. Ajo më përfaqëson mua”.

“Pushoni në paqe, Chadwick Boseman. Një frymëzim i të cilit shkoi shumë përtej filmit. Trashëgimia juaj do të jetojë”, shkroi klubi londinez, së bashku me #WakandaForever. /Telegrafi/