Telegrafi

Futbolli mund t’u sjellë milionat, por edhe dhimbje të llahtarshme – Ibrahimovic e dëshmon këtë

Zlatan Ibrahimovic u dha tifozëve të Milanit një pamje vizuele të asaj që ka kaluar saktësisht gjatë gjashtë muajve të fundit për të mbajtur gjurin e tij në gjendje të mirë.

40-vjeçari tani është jashtë fushe për shtatë deri në tetë muaj pas operacionit për të korrigjuar problemin e ligamentit në gjurin e tij të majtë.

Ai priti derisa sezoni të përfundonte, para se të kalonte nën tehun e thikës, por u tregoi tifozëve se çfarë ka bërë gjatë gjithë sezonit vetëm për të vazhduar të luajë.

Lexo po ashtu Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes

“Zbrazja gjurin një herë në javë për gjashtë muaj”, shkroi ai krahas një videoje të mjekëve që kryenin ndërhyrjen.

Kjo lehtëson ënjtjen dhe përdoret gjithashtu për të analizuar dëmtimin e kyçeve. /Telegrafi/