Telegrafi

Fustani i Vlora Çitakut merr lëvdata ndërkombëtare (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, mbrëmë (e premte) ka qenë pjesë e një konference ndërkombëtare për refugjatët.

Përveç fjalimit që ka mbajtur në këtë mbrëmje, Çitaku ka patur mundësinë të takohet edhe me disa emra të njohur ndërkombëtarë.

Ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej pranë aktorit të njohur hollivudian Matt Dillon.

Lexo po ashtu Vlora Çitaku takon aktorin e njohur hollywoodian, Matt Dillon (Foto)

Në mbrëmjen e djeshme, ambasadorja e Kosovës u paraqit me një fustan mjaft të bukur dhe elegant, të punuar nga stilistja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi Rugova.

Kjo veshje mesa duket është pëlqyer shumë nga të pranishmit në konferencë, të cilët kanë qenë të gjithë emra ndërkombëtarë dhe e kanë komplimentuar atë për dukjen.

Kështu të paktën ka bërë të ditur vet Vlora, përmes një komenti në Facebook, e cila përveçse e falënderon për veshjen, i kumton asaj lajmin se ka marrë shumë lëvdata. /Telegrafi/