Rita Ora u pa duke dalë me një pamje që dukej se kishte kaluar një kohë të shkëlqyer, ndërsa dilte nga festa e mbushur me argëtim në ngjarjen e “British Vogue”.
Këngëtarja 32-vjeçare dukej se kishte kaluar një natë të paharrueshme ndërsa dilte nga festa e mbushur me personazhe VIP, shkruan DailyMail.
Rita u vesh me një mënyrë guximtare në fustanin e saj transparent që rrezikoi një mini-defekt te pjesa e gjoksit, i cili kishte disa detaje lule me flori të vendosura strategjikisht.
Ora ishte në qendër të vëmendjes ndërsa dilte nga festa, ndërsa Maya Jama u bashkua me të pas festës bashkë me Little Simz.
Prezantuesja e “Love Island”, e cila më herët u pa duke mbajtur duart me të dashurin e saj Stormzy, dukej po aq glamuroze sa zakonisht teksa dilte me miqtë e saj.
Pavarësisht se mbërritën së bashku, Stormzy dhe Maya u larguan nga festa luksoze ndaras, ndërsa vazhdojnë të mbajnë romancën e tyre të rifilluar mjaft të qetë.
Duke dalë nga festa bashkë me Little Simz, Maya tregoi figurën e saj mahnitëse në një kostum të zi, ndërsa buzëqeshte gjerësisht.
Kjo paraqitje e Ritës bjen pak kohë pasi ajo iu dha fansave të saj një vështrim të shkurtër në pushimin e saj të fundit në Skoci me bashkëshortin Taika Waititi në një postim në Instagram të enjten e kaluar.
Ajo publikoi fotografi të ndryshme turistike nga vizitat që çifti kishin bërë, duke përfshirë Kështjellën “Balmoral” dhe disa pamje mahnitëse të peisazhit.
Ndërkohë që mbrëmë (e mërkurë) ajo festoi katër vjetorin e publikimit të albumit “Phoenix”, i cili është albumi i dytë dhe njëherësh më i suksesshme në karrierën e saj.
Rita Ora përndryshe nxori në shitje një album edhe këtë vit, të titulluar “You and I” e cila i dedikohet jetës së saj private dhe sedimentale. /Telegrafi/