Taylor Swift ka qenë në humor të mirë për shkak të çmimeve që fitoi në Grammy Awards dhe nuk ka dyshim se kishte arsye për të festuar.
34-vjeçarja iu bashkua miqve të saj, Ed Sheeran, Ice Spice dhe Sabrina Carpenter, në një mbledhje pas Grammy-t dhe ajo u shfaq me një veshje të paharrueshme.
Pasi kishte zgjedhur një fustan të stilit të lartë Schiaparelli me korse për ceremoninë, biondja zgjodhi një tjetër dukje për pas-ndejën e kësaj ngjarje.
Ajo mbërriti në event me një fustan Valentino me vlerë 16 mijë euro, duke rikthyer stilin nga veshjet e saj të fundit të cilat kanë qenë më modeste.
Fustani i shtrenjtë përmbante tema ari dhe argjendi nga lart poshtë dhe ishte e vështirë të mos vihej re Swift teksa shkëlqente në errësirën e natës.
?| Taylor Swift stuns for the #GRAMMYs afterparty! pic.twitter.com/WSv5iK6WKu
— The Eras Tour (@tswifterastour) February 5, 2024
Disa vunë re se si ka një ngjashmëri me një nga pamjet e famshme të artistes gjatë turneut të saj ‘Speak Now’ në vitin 2011.
Me atë rast, ajo veshi një fustan shampanjë nga e njëjta markë e modës, dhe ky ishte një evolucion i veshjes së saj të mëparshme.
Taylor i shtoi koleksionit të saj dy çmime të tjera, duke e çuar totalin në 14 çmime, pasi fitoi në kategorinë e ‘performancës më të mirë’ dhe ‘albumit të vitit’. /Telegrafi/