Fustani i veshur nga Princesha Diana në vitin 1985 është shitur në ankand për një çmim total prej 1.1 milion dollarë, që është 11 herë më i lartë se shuma e parashikuar.
Fustani i mbrëmjes u shit në Julien’s Auctions në Hollywood për saktësisht 1.148.080 dollarë (1.051.188 euro), duke thyer një rekord të ri si fustani më i shtrenjtë i shitur në ankand, i veshur nga princesha Diana.
Ishte parashikuar se fustan do të shitej për 100.000 dollarë – njofton The Guardian.
Ky fustan i shkurtër përmban pjesën e sipërme prej kadifeje me detaje të qëndisura dhe jastëkë shpatullash. Pjesa e poshtme përbëhet nga një fund i kaltër, një hark dhe një rrip që janë bërë nga organza.
Diana e veshi fustanin në një darkë të organizuar nga kryetari i bashkisë së Firences në prill të vitit 1985 dhe përsëri në Orkestrën Simfonike të Vankuverit në vitin 1986. /Telegrafi/