Kate Middleton mendohet mirë për gardërobën që zgjedh gjatë tureve të saj mbretërore, duke përzier gjithnjë markat e stilistëvë me të mirë britanikë me markat e vendeve që ajo viziton.
Por duket se gatishmëria e dukeshës për t’i dhënë rëndësi kulturës të vendeve që viziton e kapërcen etiketën, shkruan Cosmopolitan.
Në turneun e fundit të dukës dhe dukeshës në Poloni dhe në Gjermani, Kate u shfaq me një shumëllojshmëri fustanesh shumëngjyrëshe madje dhe të guximshme. Por kishte diçka në to, një sekret plot kuptim, që nuk do ta mësonin po të mos ishte “Marie Claire”.
Kur Kate veshi fustanin e stampuar nga Markus Lupfer në ditën e saj të fundit në Berlin, ajo nuk mbështeti thjesht stilistin gjerman. Nëse do ta shikonit nga afër, do të kuptonin se në atë gjelbërim, kishte ilustrime zogjsh. Shqiponjash, në veçanti.
E në rast se nuk keni dijeni për zogjtë që kanë domethënien anekënd botës, shqiponja pra është zogu kombëtar i Gjermanisë dhe Kate duke veshur atë fustan, në mënyrën e saj tregoi me shumë gjasa, nderimin për vendin.