Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, i bëri krenarë së fundmi shqiptarët duket arritur të nominohet në dy kategori në eventin American Music Awards.
Ajo garon për çmimet “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Country”, për këngën “Meant to be”, të cilën e këndon së bashku me grupin Florida Georgina Line.
Rexha është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja publikon edhe ndonjë fotografi provokuese.
Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku vë në pah të pasmet atraktive, ndërsa është e veshur me një fustan transparent.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar në gjuhën angleze pak nga teksti i këngës së saj hit “I’m a mess”, e cila vazhdon të jetë pjesë e top listave amerikane.
“Ai nuk më do mua dhe kjo është në rregull. Sepse unë e dua veten time gjithsesi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/