Telegrafi

Me fustan të shkurtër e dekolte të hapur, Ana Kabashi duket në formë të mrekullueshme

Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat duke mos munguar as me poza nga përditshmëria e daljet e zakonshme.

Autorja e hitit “Dashni” edhe kësaj radhe ka siguruar që të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e reja që ka publikuar.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Bukuroshja nga Peja vjen atraktive në një fustan të bardhë të shkurtër me dekolte të hapur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“E fejuar me fatin tim”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Komplimentet ndërkaq në pjesën për komenter kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat që mban.

Ana duket se ka nisur punën edhe për projekte të reja muzikore, ndërsa këtë vit ka qenë aktive edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/