Një person aksidentalisht ka plagosur vetën në kokë me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Sipas dëshmitarëve viktima mashkull, derisa ishte në dhomën e tij duke manipuluar me një armë zjarri-revole, arma ka shkrepur aksidentalisht me ç’rast dyshohet se viktima ka goditur veten me plumb në kokë.
“Viktima nga dëshmitarët është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë, ku gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit. Arma –revolja se bashku me një fishek dhe një gëzhojë është gjete dhe konfisku nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./Telegrafi/