Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë.
Në raportin e 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të dyja rastet e dhunës kanë ndodhur ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.
Në njërin rast, Policia bën të ditur se ka arrestuar personin i cili ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa në rastin tjetër është në kërkim të një personit të dyshuar.
Më poshtë, rastet e ndara sipas Policisë së Kosovës:
Fushë Kosovë 02.09.2020 – 13:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuar gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Fushë Kosovë 02.09.2020 – 15:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/