Të enjten një femër në Fushë Kosovë ka raportuar se është marrë më forcë nga një mashkull, dhe nën kërcënimin e një shufra metali është dërguar në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës të 24 orëve të fundit, viktima ka arritur të largohet nga i dyshuari.
“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/