Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase të Shqipërisë e cila ishte në Fushë Kosovë i është marrë vetura nga një person për një shërbim dhe nuk i është kthyer më.
Policia bën të ditur se vlera e veturës ishte 37 mijë euro.
“Viktima femër shtetase e R. Shqipërisë ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte marr veturën e saj për një shërbim dhe nuk ja kishte kthyer më. Sipas viktimës, vlera e veturës është 37.000 euro”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se i dyshuari gjendet në arrati ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/