Telegrafi

Fushë Kosovë, një femër sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj

Të hënën në mbrëmje në Fushë – Kosovë një femër ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/