Site icon Telegrafi

Fushë Kosovë, katër persona rrahen në mes vete, dy marrin trajtim mjekësor në QKUK, dy të tjerë janë në arrati

Foto: Ilustrim

Të premten në Bresje të Fushë Kosovë është raportuar se dy meshkuj kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur me dy persona tjerë, pas një mosmarrëveshje.

Kështu thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“Dy të dyshuar tjerë gjenden në arrati. Gjatë kontrollit në automjetin e dy të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me 19 copë fishekë”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version