Një person është gjetur të mërkurën i shtrirë në një rrugë në Fushë Kosovë.
Policia njofton se viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
“Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve.
Rasti në polici është hapur si “Vdekje e dyshuar”./Telegrafi/