Telegrafi

Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari që goditi për vdekje fëmijën e tij 1-vjeçar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Fushë Kosovë, ku një person goditi për vdekje fëmijën e tij 1-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedura të rregullt.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë, njëvjeçari aksidentohet për vdekje në oborrin e shtëpisë

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 06.09.2022 – 15:50. Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur pas lëndimeve të pësuara me veturë në oborrin e tyre nga babi i tij i dyshuari Kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Rasti është duke u trajtuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”. /Telegrafi/