Fushë Kosova është nikoqir i Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.
Do të jetë një duel shumë interesant i skuadrave nga pjesa e poshtme e tabelës.
Vendasit kërkojnë këndelljen pas katër humbjeve të njëpasnjëshme në kampionat.
Në anën tjetër Feronikeli ’74 synon ta përmbyllë edicionin vjeshtor me fitore dhe të ngritët edhe më shumë në tabelë.
Formacionet zyrtare:
Fushë Kosova: Tërnava, Kutllovci, Ajdini, Ivkic, Rapuca, Thaqi, Jashanica, Baholli, Cenaj, Maloku, Mëziu.
Feronikeli ’74: Meira, Musa, Lladrovci, Bruqi, Halili, Avdyli, Rrahmani, Shabani, Berisha, Hajdari, Razack,
/Telegrafi/