Site icon Telegrafi

Fushë Kosova dy ditët e ardhshme me ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në Fushë Kosovë do të shkyçen në disa lagje, duke filluar nga mëngjesi e deri në mesditë.

Sipas një njoftimi të KEDS-it, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, shkyçje do të ketë te udhëkryqi kabllovikë, ku pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës nga ora 10:30 deri në orën 11:30. Shtëpia e Kulturës prej orës 11:30 deri në orën 12:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteza-Fushë Kosova (një pjesë). LP 10 Bresje (Banesat) prej orës 12:30 deri në orën 13:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresja dhe ndërtesat Bresje. LP 10 Fushë Kosova 2 , prej orës 13:30 deri në orën 14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fushë- Kosova (një pjesë)dhe Uglari.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve nga ana e ekipeve të KEDS-it për shkak të shqyrtimit të revizionit të mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV.

Pa furnizim me energji elektrike nga ora 10:30 deri në orën 11:30 do të mbesin edhe Lismiri, Nakarada dhe Kryshevci.

Kurse, Fabrika e Thertores dhe Ujësjellësi Kuzmin do të mbes pa energji elektrike nga ora 12:30 deri në orën 13:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, konkretisht nga ora 13:30 deri në orën 14:30 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e Ushqimit të Kafshëve.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve nga ana e ekipeve të KEDS-it për shkak të shqyrtimit- revizionit të mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV.

Ndërsa, të shtunën në Fushë-Kosovë do të shkyçet Mulliri prej orës 10:30 deri në orën 11:30, hekurudhat e Kosovës prej orës 11:30 deri në orën 12:30, fshatrat Pomozotin, Bardh i vogël, Sllatinë e madhe nga ora 12:30 deri në13:30 dhe banesat në Apollonia prej orës 13:30 deri në orën 14:30.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve nga ana e ekipeve të KEDS-it për shkak të shqyrtimit, revizionit të mbrojtjeve rele në kthinën n 10 kV. /kp/

Exit mobile version