Telegrafi

Fushë Kosova dhe Gjilani luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Fushë Kosova dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja e parë e stinorit pranveror do t’i takojë Fushë Kosovën dhe Gjilanin që do të ndeshen me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Vendasit vijnë nga një formë e tmerrshme në vjeshtë me pesë humbje radhazi dhe synojnë ta nisin pozitivisht sezonin pranveror, pasi kanë bërë shumë ndryshime.

Në anën tjetër, mysafirët e Gentjan Mezanit kanë pasur formë të përzier në vjeshtë, por në pranverë pritet të kenë krejtësisht tjetër fytyrë, pasi duan ngjitjen në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fushë Kosova: Borsellini; Ajdini, Ivkic, Prapashtica, Hasani; Cenaj, Kote, Demiri; Skrijelj, Sinanovic, Kojasevic;

Gjilani: Halimi; Kqiku, Bajrami, Roganovic, Ismajli; Shabani, Acka, Heric; Cale, Jarovic, Basa;

/Telegrafi/