Telegrafi

Fushatë vetëdijësimi të të rinjve që të mos fotografohen nëpër hekurudha në Maqedoni (Video)

Rryma elektrike që e mbyti javën e kaluar një djalë, duke tentuar që të bëjë një ”selfie” në vagonin e trenit, ishte 25 mijë volt e fuqishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të njëjtën ditë u lënduan edhe dy të tjerë, duke bërë fotografi, gjithashtu në vagon. Ata janë dërguar jashtë shtetit për trajtim të mëtutjeshëm.

Për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen, Hekurudhat e Maqedonisë dhe shkollat kanë filluar fushatën e vetëdijësimit të të rinjve të shkollave të mesme dhe fillore që të mos bëjnë fotografi nëpër vagona dhe binarë trenash.

Sipas Tv Kanal 5, fushata ka filluar që në shkollën e mesme ”Vllado Tasevski” ku nxënësit mësojnë pikërisht për transportin hekurudhor./Telegrafi/