Shoqata e Maqedonisë për fibrozë cistike dhe Shoqata franceze për fibrozën cistike Muco Mobile sot fillojnë fushatë për senzibilizim dhe ngritje të vetëdijes publike për fibrozë cistike, sëmundja më e shpeshtë me rrezik jete në Evropë dhe Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në ngjarjen, që do të mbahet në BE Infoqendrëm do të mbajnë fjalim kryetarja e Shoqatës së Maqedonisë për fibrozë cistike Snezhana Bojçin, drejtori i qendrës së sapoformuar Qendra për fibrozë cistike-Kozle, doktor Oliver Zafirovski dhe Ivana Anastasovska, anëtare e Shoqatës për fibrozë cistike.
Snezhana Bojçin do të dërgojë porosi për përmirësimin e trajtimit të të sëmurëve nga kjo sëmundje. /Telegrafi/