Fushatës së mbledhjes të ndihmave humanitare për rajonin e Tetovës dhe Shkupit, të goditura nga moti i ligë, u janë bashkuar edhe komunat e Shtipit dhe Koçanit në bashkëpunim me Kryqin e kuq në këto komuna, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në Shtip, fushata ka filluar në ora 9 dhe do të mbarojë në ora 15, kurse qytetarët mund të ofrojnë ushqime të konzervuara, ushqime për bebe, ujë për pije, mjete higjienike dhe dezinfektuese, si artikuj më të nevojshëm për vendet e përmbytura.
Ndërkaq, nga ora 12 ndihma kanë filluar të mblidhen në Koçan, për të përfunduar në ora 16./Telegrafi/