Site icon Telegrafi

Fushata zgjedhore në Maqedoni fillon të hënën, ja kush prej ku do të fillojë

Fushata zgjedhore zyrtarisht do të fillojë të hënën më 21 nëntor, ndërsa partitë politike po përgaditen për mitingjet e tyre të para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja si edhe herave tjera mitingun e parë do ta mbajë në Ohër, ndërsa BDI-ja do të fillojë prej Komunës së Likovës.

LSDM-ja fushatën do ta fillojë prej në Prilep, ndërsa koalicioni “OBRM për Maqedoninë” fushatën do ta fillojë të martën për shkak mos të ndeshet me OBRM-PDUKM-në në Ohër.

Partitë dhe koalicionet tjera ende nuk kanë përcaktuar prej ku do të fillojnë fushatën./Telegrafi/

Exit mobile version