Telegrafi

Fushata vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit, drejtori i Shëndetësisë do t’iu drejtohet besimtarëve në xhaminë ‘Bedri Kamberi’ në Prishtinë

Për nderë të muajit të Tetorit Rozë, xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të jetë pjesë e fushatës vetëdijësuese të Komunës së Prishtinës rreth ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Imami i kësaj xhamie Labinot Maliqi, ka njoftuar se të premten në ora 12:30 (para namazit të xhumasë) Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Izet Sadiku, do të mban një ligjëratë para besimtarëve.

“Doktori i nderuar do të flet rreth shërbimeve shëndetësore që ofrohen në kryeqytet, lehtësirat dhe risitë në shërbimet për qytetarë, si dhe rreth vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit, kancer ky që është duke prekur të dy gjinitë, por më tepër atë femërore, e ato mund të jenë nënat, motrat, gratë apo vajzat tona, për çfarë edhe ne si meshkuj duhet të brengosemi seriozisht për shëndetin e tyre”, ka njoftuar Maliqi./Telegrafi/