Site icon Telegrafi

Fushata “BE për ty” të hënën në Tetovë

Të hënën, më 6 mars, shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe ambasadori i Sllovenisë Milan Jazbec, do ta vizitojnë Tetovën në kuadër të fushatës “BE për ty”, përcjell Telegrafi Maqedoni

Fushata “BE për ty” filloi me 27 janar në Kërçovë me qëllim që të ngritet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së në Maqedoni.

Në Tetovë ambasadorët do të vizitojnë disa projekte të financuara nga BE dhe do të takohen me përfaqësues të shoqatave civile të cilat merren me çështjen e mjedisit jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version