Gorenje është bërë pjesë e familjes së hendbollit. Si partner eksluziv nga lëmia e aparateve shtëpiake, ky është sponzor zyrtar i Kampionatit Europian të Hendbollit, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Kroaci. Që t’i bashkon përkrahësit e këtij sporti, me fushatën #simplyfansGorenje, promovon angazhimin dhe lojën fer. Që të bashkon fansat nga regjioni, Gorenje ka publikuar #simplyfans, lojën shpërblyese dhe e ka emëruar Ivano Baliç për ambasador të tyre.
Në periudhën nga 12 deri në 28 Janar, Kroacia do të jetë mikrpitëse e EHF EURO 2018 me ndeshje në Split, Poreç, Varazhdin, dhe Zagreb. Fushata e Gorenjës #simplyfans i fton të gjithë dhe i motivon fansat të mbështesin jo vetëm klubet e tyre, por edhe të mbështesin lojën fer, për përpjekjet që japin të gjithë lojtarët dhe vetë sporti.
Ambasador i kësaj fushate është i vetëm, Ivan Baliç, lojtari i cili dy herë është emëruar si lojtari më i kërkuar (MVP) i Kampionatit Europian të Hendbollit dhe është fitues i dy çmimeve botërore.
#simplyfans
Fushata e Gorenjes për Kampionatin Europian të Hendbollit e ndjek me moton LifeSimplified, ku aparatet e saj për familje janë të njohura në Slloveni dhe më gjerë. Këtë herë do t’i bashkojnë të gjithë përkrahësit e këtij sporti në Europë me fushatën #simplyfans. Deri më 22 Dhjetor, fansat nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese #simplyfans që të fitojnë bileta falas për fazën pre-eleminare të lojërave në të cilën do të luajnë reprezentacioni i Maqedonisë, kurse dhurata kryesore do të jetë bileta falas për finale në Arenën e Zagrebit. Me autobus special të fansave, të gjithë fituesit e lojës shpërblyese do të dërgohen në ndeshje, duke i’u mundësuar që t’ë ndjejnë ethet e lojës.
Për më shumë informacione në ueb-faqen www.simplyfans.eu.