Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e mëllenjave”, do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Filmi “Fusha e mëllenjave” është prodhim I vitit 2019 nga shtëpia Circle Production me përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuar me Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë. Producent i filmit është Besnik Krapi, regjisore dhe skenariste Arzana Kraja dhe në rolet kryesore janë: Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Melihate Qena, Abdinaser Beka, Ilire Vinca, Art Lokaj, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Adem Karaga, Irena Cahani, Xhevdet Doda…