Telegrafi

Fury-Wilder, trilogjia do të ndodh – Bob Arum tregon muajin dhe vendin e zhvillimit të meçit

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë zhvilluar dy super meçe për titullin e WBC.

Përderisa meçi i parë përfundoi pa fitues, në të dytin triumfoi boksieri britanik Tyson Furi me nokaut teknik.

Humbësi i ndeshjes që në këtë rast është Deontay Wilder, ka një klauzolë për ta aktivizuar për të ndodhur trilogjia.

E për trilogjinë që do të ndodhë është i bindur edhe promotori Bob Arum.

“Fury – Wilder III do të ndodhë një qind për qind dhe do të zhvillohet meçi në Amerikë”, ka thënë Arum.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Jam i bindur se Wilder do ta aktivizojë klauzolën pasi e ka këtë të drejtë. Madje jam i bindur se ai do të përballet më mirë në këtë meç”, tha Arum.

Tutje promotori Arum ka zbuluar edhe muajin kur do të zhvillohet trilogjia.

“Besoj se do të zhvillohet në verë, por jo në gusht. Ndoshta në mes të korrikut”, përfundoi promotori Arum. /Telegrafi/