Site icon Telegrafi

Fury u fut në ringun e WWE për t’u përballur me Strowman – sigurimi e kishte të vështirë t’i ndante

Tyson Fury ka dhuruar mbrëmë spektakël në WWE, derisa u fut në ring për t’u përballur me Braun Strowman.

The Gypsy King e filloi përballjen me yllin e SmackDown të premten e javës së kaluar, por nuk e kishte shansin që të futej të ring.

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda ishte larguar jashtë arenës, pas ballafaqimit me Strowan, por mbrëmë ishte një situatë më e tensionuar.

Dyshja u përballën mbrëmë në kuadër të WWE, duke bërë që të pranishmit të elektrizohen nga ajo çfarë panë.

Britaniku filloi të gjuante me grushte, ndërsa në të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe Strowman, derisa përballja mes tyre ishte më shumë për spektakël se sa ishte e menduar njëmend.

Dyshja më pas u ndanë nga sigurimi që nuk e kishin aspak të lehtë t’i largonin dy gjigantët të mos përlesheshin mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version