Site icon Telegrafi

Fury tregon se i ka refuzuar urdhrat e trajnerit në nokautin teknik ndaj Schwarz

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka pranuar se ka sfiduar urdhrat e trajnerit Ben Davison gjatë meçit tij të fundit të kategorinë e peshave të rënda ndaj Tom Schwarz.

Boksieri 30-vjeçar mundi gjermanin me nokaut teknik në raundin e dytë të ndeshjes në MGM Arena në Las Vegas më 1 qershor.

Ishte vetëm përballja e katërt e Furyt në ring, pas rikthimit duke i lënë prapa problemet që kishte në të kaluarën me shëndetin mendor.

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Davison është lavdëruar për rikthimin e Furyt në nivelin e boksierëve elitarë, por ‘Gipsy King’ ka thënë se ai ka bërë të kundërtën e këshillave të trajnerit të tij në betejën ndaj Schwarz.

Duke folur për iFL TV, Fury është shprehur: “A doni të dini të vërtetën nga ajo ndeshje boksi? Unë nuk bëra asnjë gjë që Ben më tha të bëja”.

Lexo po ashtu Tyson Fury do të përballet me Jarrell Miller në Madison Square Garden

“Ben dëshironte që unë të dilja dhe të boksoja për gjashtë apo shtatë raunde dhe ta lija atë të lodhet, nuk e bëra, nuk doja, doja një nokaut në Amerikë”, ka shtuar më tej boksieri britanik. /Telegrafi/

Exit mobile version