Tyson Fury do të përballet me Otto Wallin në muajin shtator, derisa ka thënë se dëshiron të përballet me një kundërshtar të vështirë.
Boksier britaqnik ishte kritikuar se përse ishte përballur me Tom Schwarzin që e nokautoi në raundin e dytë, pasi nuk është i nivelit të tij.
Wallin shihet si një sfidë sa për t’u ngrohur nga Fury, ndërsa sfida e vërtetë është më 22 shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Deontay Wilderit.
Promoteri i britanikut, Bob Arum, ka dhënë arsyet se përse vendosën që të boksojnë me Wallin në shtator.
“Ne dëshironim që të kishin një përballje të madhe dhe Otto Wallin është një boksier i madh, një sfidë e vërtetë para sfidës kryesore ndaj Wilderit”, ka thënë ai.
“Ne do ta sfidojë Wilderin për titullin e kampionit të botës dhe duam që të sfidohemi para meçit me të nga Wallin dhe t’i shikojmë gjërat se ku qëndrojmë”, ka shtuar më tej Arum.
Kujtojmë se Fury dhe Wilder ishin ndarë të barabartë në meçin që u zhvilluan në fund të vitit të kaluar, ndërsa tani duan ta përcaktojnë fituesin e vërtetë nga rimeçi. /Telegrafi/