Tyson Fury do t’i fitojë 11 milionë euro për debutimin e tij në Las Vegas, duke insistuar se nuk do ta bëjë gabimin e njëjtë si rivali i tij britanik, Anthony Joshua.
Ish-kampioni i peshave të rënda beson se kontrata prej 85 milionësh me firmën e njohur të promotimit, “Top Rank”, nuk do ta lejojë atë që të humbet nga Tom Schwarz.
30-vjeçari do të debutojë në Las Vegas në arenën MGM Grand Garden Arena në orët e para të ditës së diele, ndërsa ka siguruar një rimeç ,e kampionin e WBC, Deontay Wilder, në fillim të vitit 2020.
Por, Fury e di se nëse dështon në këtë javë ndaj Schwarz, atëherë do të ketë shumë probleme me përballjen ndaj Wilder, pasi edhe fitimet do t’i uleshin.
“Nëse ju paguheni sa unë, atëherë motivimi është i lehtë. Shumë i lehtë”, ka thënë boksieri britanik. “Siç edhe e pamë ditë më parë, ju nuk mund ta nënvlerësoni askënd”.
“Tom Schwarz di se nëse mund ta mposht Tyson Furyn, jeta e tij do të ndryshoj, atëherë unë duhet të kem më shumë kujdes, nuk do të ndodhë gabimi sikur kundërshtari im (Anthony Joshua)”, ka thënë më tej Fury. /Telegrafi/