Site icon Telegrafi

Fury thotë se ka bërë stërvitje me kundërshtarin e ardhshëm: Pianeta është një kundërshtar i fortë

Fury zhvillon duelin e radhës më 18 gusht (Foto: Twitter)

Tyson Fury ka treguar se një herë është stërvitur me Francesco Pianetan, kundërshtarin e ardhshëm, me të cilin do të ndeshet më 18 gusht në Belfast.

Boksieri italian do të jetë kundërshtari i dytë i britanikut pas rikthimit të tij në ring.

Kujtojmë që 29-vjeçari përballjen e parë e zhvilloi me boksierin shqiptar, Sefer Seferi.

Tyson Fury gjatë meçit ndaj Sefer Seferit (Foto: Getty Images)

Tifozët e boksit kanë pak njohuri në lidhje me të kaluarën e Pianetas, mirëpo Fury është ndeshur me boksierin, i cili që nga mosha gjashtëvjeçare jeton në Gjermani.

Lexo po ashtu Lajmet për Tysin Furyn

Britaniku ka treguar se vitin 2012, dy boksierët kishin bërë sparing dhe se 27-vjeçari i ka lënë shumë përshtypje.

“Kam bërë sparing me të në Gjermani kur ishte 26-0. Ishte i vështirë, i fortë dhe është një kundërshtar i mirë, shumë i mirë”.

“Ka qenë para se të ndeshej me Klitschkon dhe (Ruslan) Chagaevin për titujt e botës, mirëpo mua më la përshtypje”, ka thënë Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version