Site icon Telegrafi

Fury pranon të përballet me Whyte, por me një kusht

Tyson Fury pritet që shumë shpejtë do të ngjitet në ring, pasi i është kumtuar lajmi nga WBC se do të boksojë me Dillian Whyte, një kundërshtar aspak i lehtë për të.

Boksieri kontrovers tashmë ka bërë të ditur se ai do ta pranojë përballjen me Whyte, por që ka kërkuar nga WBC që t’i plotësojnë kushtet e tij. Fury ka postuar në mëngjes një video në llogaritë e tij në rrjetet sociale duke thënë se ai do ta pranojë sfidën për të boksuar me Dillian Whyte, por me një kusht.

“Unë vetëm dua ta dërgojë një video speciale te WBC, për t’i falënderuar ata që më mbështetën të rikthehem në ring dhe për kohën që ma lejuan”, ka thënë Fury.

Dillian Whyte(Foto: James Chance/Getty Images/Guliver)

“E pash njoftimin tuaj që të ndeshem me Dillian Whyte dhe ju falënderoj për interesimin. Por, unë ende nuk e kam marrë lajmin që e kam mposhtur Deontay Wilderin (ka përfunduar me barazim) edhe pse bota e di e unë kam fituar”.

“Propozoj që përballja ndaj Dillian White të jetë për brezin e artë të WBC dhe jo për brezin e përkohshëm. Do të kujdesem për Dillan që ta nokautojë qysh në raundin e gjashtë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

“E pranoj sfidën. Faleminderit shumë. Do të përballem me Dillian White çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj, madje edhe çdo të diele. Le ta sjellim meçin”, ka përfunduar Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version