Site icon Telegrafi

Fury pas fitores ndaj Schwarzit: Do ta kisha rrëzuar këdo me atë goditje me të majtën, Wilderin do ta bëj të ma japë vetë rripin  

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka folur pas fitores ndaj Tom Schwarz dhe përballjes së mundshme ndaj amerikanit Deontay Wilder.

30-vjeçari britanik zhvilloi një super-meç duke arritur ta mposht gjermanin Schwarz pas vetëm dy raundesh me nokaut teknik.

“Gipsy King” pas fitores ka thënë se qëllimi ishte të kënaqet në këtë meç dhe këtë e arriti, ndërsa paralajmëroi edhe amerikanin Wilder për ri-meç.

Lexo po ashtu Fury vazhdon si i pamposhtur, triumfon me nokaut teknik ndaj Schwarzit pas vetëm dy raundeve

“Faleminderit Amerikë, Zoti iu bekoftë. Qëllimi ishte të kënaqesha me veten”, ka thënë fillimisht Fury pas fitores.

“Kam përdorur goditje të ndryshme. Në një moment u zura mirë dhe pastaj e godita me një majtë të fortë. Ishte një e goditje e mirë që do të kishte rrëzuar këdo”.

Fury u pa i lumtur pas fitores (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Erdha këtu për të bërë shfaqje në Las Vegas dhe shpresoj se të gjithë e kanë shijuar sa më shumë atë që kam bërë”.

Pastaj boksieri britanik tregoi planet e tij, duke thënë se do ta ketë edhe një meç këtë vit, ndërsa vitin tjetër pritet përballja ndaj Deontay Wilder.

Fury ka paralajmërua Wilderin për revansh (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Them se do të ndeshem edhe një herë më 21 shtator ose 5 tetor… pastaj në vitin e ardhshëm do të gjejmë Deontay Wilderin dhe do ta bëjë atë të më japë atë rrip të gjelbër!”, përfundoi britaniku.

Sipas të gjitha gjasave një rimeç ndaj kampionëve të peshave të rënda, Fury dhe Wilder pritet të ndodh në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version