Telegrafi

Fury mposht Chisoran në raundin e dhjetë, tani radha e meçit ndaj Usyk për unifikimin e titujve botëror

Tyson Fury ruajti titullin e tij të peshave të rënda në WBC pasi mposhti rivalin e tij të vjetër Derek Chisora.

Dyshja u përballën në meçin e tretë mes tyre në stadiumin e Tottenhamit të shtunën mbrëma.

Dy ndeshjet e para i kishte fituar The Gypsy King, ndërsa ndeshja e parë u zhvillua në vitin 2011.

Fury e ka dominuar takimin nga fillimi deri në fund, kur gjyqtari u detyra ta ndërpresë në raundin e dhjetë, pasi që Chisora mori disa goditje të forta.

Kampioni i njohur ka 33 fitore dhe një barazim.

Fitoreja e Furyt ka krijuar një mundësi për përballjen e madhe ndaj Oleksandr Usyk, i cili po ashtu ishte i pranishëm në stadium për të parë meçin e sotëm. /Telegrafi/