Tyson Fury duhet ta shtyjë rimeçin ndaj Deontay Wilder dhe ta lë plagën e tij që të shërohet, ka thënë ish-kampioni i peshave të mesme dhe të lehta në boks, Andre Ward.
Boksieri britanik pësoi çarje të madhe në duelin ndaj Otto Wallin në Las Vegas, të cilin e mposhti me vendim të gjyqtarëve.
Ish-kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda, përkundër plagës në vetull e përfundoi meçin dhe doli fitues, ndërsa më pas menjëherë shkoi në spital për ta qepur.
Pas atij lëndimi është ngritur dyshimi se për shtyrjen e rimeçit ndaj Wilder, i cili është caktuar për shkurtin e ardhshëm.
Ashtu mendon edhe Andre Ward, i cili thotë se Fury duhet të shërohet plotësisht, në mënyrë që pastaj të japë maksimumin.
Ai ka theksuar për ESPN se Tyson do të përballet me Deontay, i cili ka goditje jashtëzakonisht të fuqishme dhe nëse nuk shërohet mirë, rrezikon që plaga të rihapet dhe do ta ketë të vështirë ta zhvillojë duelin. /Telegrafi/