Deontay Wilder e ka freskuar listën e fitoreve, duke i regjistruar në total 41 triumfe profesionale në fundjavën e kaluar. Ai e nokautoi brutalisht Dominic Breazeale qysh në raundin e parë për ta mbrojtur titullin e peshave të rënda wBC.
Fatkeqësisht, amerikani i pamposhtur nuk do të përballet me Tyson Furyn. Ai pritet të përballet me Luis Ortiz, por i vetëashtuquajturi ‘Gypsy King’ është i vendosur që të përballet me Wilder, duke e sfiduar atë në Amerikë.
“Wilder është një hiq, ai kishe fat në goditjen e tij të parë (ndaj Breazeales) – kjo është”, tha boksieri britanik. “Siç e thash, Wilder është një dështak i madh, ai punon për mua”.
“Kështu është Wilder, një dështak, një hiq, një llum – ku të dëshiron, në çdo vend, në çdo qytet. Kur do të përballemi sërish, unë ju premtoj, ai do t’i shikojë vetë yjet mbi kokën e tij”.
“Wilder eja të përballemi në Times Square këtë mbrëmje, ti dështak”, ka shtuar më tej Fury që i nxori një barazim muaj më parë boksierit amerikan. /Telegrafi/