Telegrafi

Fury kërkon gjykim të drejtë të duelit ndaj Deontay Wilder

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images)

Tyson Fury dëshiron që të jetë i pranishëm së paku një gjyqtar britanik në duelin e tij kundër Deontay Wilder.

Meçi për titullin e WBC-së do të zhvillohet në Las Vegas, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të mësohet data e superduelit.

Lexo po ashtu Lajmet për FURY

Ndërsa një prej kërkesave të boksierit britanik është prezenca e një gjyqtari nga vendi i tij pranë ringut, një amerikani dhe një tjetër nga një vend neutral.

“Kur të ndeshem me ‘Bomberin e Bronztë’ dua gjyqtarë neutralë: një nga Britania e Madhe, një nga SHBA-të dhe një nga një vend neutral. Gjërat duhet të jenë të drejta”, ka shkruar 30-vjeçari në Twitter.

Në ndërkohë, Fury ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet njoftimi zyrtar për duelin ndaj amerikanit Wilder.

Lexo po ashtu Lajmet për WILDER

Britaniku e ka quajtur duelin kundër Deontay si më të madhin në botën e boksit.

“Ky është dueli më i madh i boksit ndërmjet dy kampionëve më të mirë në kategorinë e peshave të rënda, të cilët duan të ndeshjen me njëri-tjetrin. Do të zyrtarizohet këtë javë”, ka shkruar Tyson. /Telegrafi/