Site icon Telegrafi

Fury injoron përfundimisht Wilderin – do të përballet me të pamposhturin Kabayel

Tyson Fury nuk do të zhvillojë trilogjinë me Deontay Wilderin edhe pse kishin arritur marrëveshje që një gjë e tillë të ndodhte pas rimeçit që britaniku e fitoi me nokaut.

Kampioni i peshave të rënda në WBC ka refuzuar amerikanin, duke vendosur kështu që të takohet me të pamposhturin, Agit Kabayel.

Fury e ka përzgjedhur boksierin si kundërshtarin e tij të radhës, derisa ky i fundit do të ketë kohë 24 orë që t’i përgjigjet ofertës së tij.

“Ne duam të luftojmë me njërin, që është Kabayel dhe do i japim 24 orë për të nënshkruar kontratën ose do lëvizim. Është i pamposhtur dhe ka rekord”, thuhet në njoftimin e kampit të Gypsy King.

“Ishte kampion i Evropës dhe është në ranglistën e WBC. Ai do e shikojë kontratën dhe ne jemi duke pritur”.

“Ai ka 24 orë për të vendosur nëse do nënshkruajë dhe do e rikthejë ose do lëvizim. Është luftë, kontrata duhet nënshkruar”, thuhet në atë njoftim.

Kujtojmë se në rast që arrihet marrëveshja, përballja do të zhvillohet më 5 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version