Telegrafi

Fury flet pas fitores ndaj Wallin: Ishte gjithë zemër, por isha njeriu i duhur për ta mposhtur

Tyson Fury - Otto Wallin. (Photo by David Becker/Getty Images)

Tyson Fury ka arritur fitore të rëndësishme ndaj boksierit suedez Otto Wallin.

Boksieri britanik u desh të djersitej shumë për ta marrë këtë triumf, ndaj Wallin që e sulmonte vazhdimisht.

Fury mori fitoren vetëm me vendimin unanim të jurisë, 116:112, 117:111 dhe 118:110.

31-vjeçari pas triumfit në Las Vegas e vlerësoi lartë kundërshtarin e tij, suedezin Otto Wallin.

“Ai ishte gjithë zemër dhe vendosshmëri. Ishte një duel i madh”, deklaroi fillimisht Fury.

“Kur mora goditjen në sy thash nëse mund të vazhdoj do të vazhdoj. Wallin ishte i ashpër shumë”.

“E godita disa herë në kokë dhe në trup, por ai vazhdonte të vinte në drejtim timin. Ai ishte i pamposhtur, por sot unë isha njeriu i duhur për ta mposhtur”, tha Fury. /Telegrafi/